Ekipi i femrave te KF Murlanit ka fituar me rezultatin e thelle 7-1 ne ndeshjen e javes se dyte, ate ndaj “Atletik”, luajtur ne fushen e vet. Ka qene nje fitore per “te marre hak” ne njefare menyre ndaj ekipit kundershtar i cili vetem pak dite para kampionatit i mori 3-4 lojtare.

Po ashtu, kjo fitore e Murlanit sherbeu per te harruar edhe ate disfate te thelle ndaj Vllaznise ne shifrat 0-14 ne javen e pare te kampionatit.

Ne pjesen e pare te ndeshjes se sotme, ka qene sulmuesja Rosela Vasa ajo qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 24-te dhe me pas do te ishte Matilda Tanushi qe do te shenonte dhe golin e dyte. Pjesa e pare do te mbyllej kesisoj me shifrat 2-0 per Murlanin.

Pjesa e dyte do te niste vrullshem per kete ekip dhe qe ne minuten e pare Anela Vishkulli do te shenonte golin e trete. Me pas do te shenonin edhe Bjeshka Kuraj, Ana Kola. Kjo e fundit do te shenonte dhe nje gol tjeter, para se te fundit ta shenonte Madalena Rrotaj.

Ne minuten e 90-te nderkohe, golin “e nderit” do ta shenonte futbollistja Iris Armoku per Atletik qe ngushton sadopak rezultatin perfundimtar te ndeshjes qe mbyllet ne shifrat 7-1 per Murlanin.

Skuadra e drejtuar nga Arben Parmeza kesisoj merr tre piket e para ne kampionat, ndersa Atletik mbetet ne kuoten e nje pike pas dy javesh./SHKODRA-SPORT.COM/