Per here te pare ne sezonin e ri do te marre pjese me emrin e tij ne kampionatin e femrave dhe si rrjedhoje KF Murlani “po mpreh dhembet” per te bere nje paraqitje sa me dinjitoze.

Pas largimit te Elis Legates nga drejtimi i kesaj skuadre, tashme timoni i saj i eshte besuar Arben Parmezez. Ky i fundit vjen pas pervojes qe ka patur ne drejtimin e ekipit The Door fillimisht dhe me pas, per disa vite te Vllaznia.

Tashme ne krye te Murlanit do te kerkoje padyshim qe te beje me te miren. Puna ka nisur dhe ajo po behet shume serioze, megjithate problem eshte kompletimi i skuadres me lojtare cilesore.

Ndonese ende nuk e kane shpallur publikisht, objektivi i KF Murlani do te jete renditja ne vendin e dyte ne kampionat (kuptohet pas Vllaznise qe mendohet te jete serish kampione e padiskutueshme).

Por per ta bere kete gje, drejtuesit duhet te nderhyjne ne merkato per te sjelle ne ekip edhe lojtare te tjera cilesore sepse me kontigjentin qe ajo ka aktualisht, do ta kete shume te veshtire ta arrije kete objektiv./SHKODRA-SPORT.COM/