E ka nisur me barazim kampionatin e kategorisë së tretë ekipi i KF Shkodran. Takimi i javës së parë të tij ndaj T- Kamza është luajtur mesditën e sotme në fushën sportive të Shtojit është mbyllur në barazim 1-1.
Trajneri Denis Zmijani e nisi këtë ndeshje me këtë formacion: Bici, E. Gjoni, Posada, Ledinaj, Kometa, Escallon, Hajrullahi, Kallajxhiu, Ekezie, Danaj dhe Hoxha. Ndërkohë në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Kamel, Lulaj e M.Gjoni.
Duhet thënë se ka qenë ekipi shkodran i cili ka kaluar i pari në avantazh me anë të futbollistit Posada i cili me një gjuajtje të fortë tokazi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare.
Ndërkohë miqtë kanë shënuar golin e barazimit në minutën e 24-të dhe pjesa e parë do të mbyllej në barazim. Në pjesën e dytë nuk kanë munguar rastet për të dy ekipet, por nuk ka patur gola të tjerë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur në barazim 1-1.
Në këtë mënyrë, KF Shkodra debuton në kampionat me barazim. Kujtojmë që në kampionatin e kategorisë së tretë merr pjesë edhe Vllaznia B, skuadër e cila e nisi kampionatin me fitore teksa ka mundur me rezultatin e thellë 7-0 ekipin e Klosit.(www.shkodrasport.com)