HomeKRYESOREKF Shkodra U17 fiton 'derbin' me 'Scutarin' dhe kualifikohet për në çerekfinale...

KF Shkodra U17 fiton ‘derbin’ me ‘Scutarin’ dhe kualifikohet për në çerekfinale të Kupës

Pas Vllaznise, edhe KF Shkodra U17 eshte kualifikuar per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne Kamez, ajo ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 “derbin” me ekipin tjeter shkodran, ate “Scutari” te drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj.

Duhet thene se ndeshja ka qene shume e forte dhe e dyluftuar nga te dy ekipet. Pavaresisht rasteve e perpjekjeve te dy ekipeve, ne pjesen e pare nuk ka patur gol.

Nga menyra si eshte zhvilluar loja, u kuptua se kush do te shenonte, do ta fitonte ndeshjen dhe keshtu ka ndodhur. Ne minuten e 60-te ka qene Oborri ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Scutarit dhe ky gol i ka mjaftuar KF Shkodres per ta fituar ndeshjen.

Kesisoj gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 1-0 dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi e sheh veten ne mes tete ekipeve me te mira te vendit qe do te vijojne me tej rrugetimin per fitimin e ketij trofeu.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments