Pas Vllaznise, edhe KF Shkodra U17 eshte kualifikuar per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne Kamez, ajo ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 “derbin” me ekipin tjeter shkodran, ate “Scutari” te drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj.

Duhet thene se ndeshja ka qene shume e forte dhe e dyluftuar nga te dy ekipet. Pavaresisht rasteve e perpjekjeve te dy ekipeve, ne pjesen e pare nuk ka patur gol.

Nga menyra si eshte zhvilluar loja, u kuptua se kush do te shenonte, do ta fitonte ndeshjen dhe keshtu ka ndodhur. Ne minuten e 60-te ka qene Oborri ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Scutarit dhe ky gol i ka mjaftuar KF Shkodres per ta fituar ndeshjen.

Kesisoj gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 1-0 dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi e sheh veten ne mes tete ekipeve me te mira te vendit qe do te vijojne me tej rrugetimin per fitimin e ketij trofeu.
www.shkodrasport.com