HomeKRYESOREKF Shkodra U19 nuk ia del në finale. Kampion është Football Republic

KF Shkodra U19 nuk ia del në finale. Kampion është Football Republic

KF Shkodra U19 nuk ia ka dale te shpallet kampione e kategorise se pare sepse eshte mundur 1-3 nga Football Republic qe kesisoj është shpallur kampione.

Takimi i luajtur në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë ka qenë mjaft emocionues deri në minutat e fundit. Ne pjesen e pare ka qene Hodo qe ka shenuar per tiranasit nderkohe qe ne pjesen e dyte Zeneli ka dyfishuar shifrat.

Ne minuten e 87-te ka qene Shpuza qe ka ngushtuar shifrat per ekipin shkodran por vetem per pak minuta sepse ne shtese do te ishte serish Zeneli qe do te shenonte edhe golin e trete per Football Republic qe kesisoj ka fituar me rezultatin 3-1 dhe eshte shpallur kampion.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të takimit anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Edmond Spahiu i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të Football Republic. Dy skuadrat vinin në këtë finale pasi kishin fituar grupet respektive në Kategorinë e Parë U-19.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments