Nen drejtimin e tij, Vllaznia e femrave arrin nje tjeter sukses edhe ne Europe. Pasditen e se dieles ajo fitoi 1-0 ndaj kampiones se Sllovakise Spartak Myjava dhe u kualifikua per ne fazen play-off te Liges se Kampioneve te Europes.

Trajneri Nikolin Leka eshte i lumtur per kete arritje qe ne fakt eshte e treta e ketij ekipi ne kater vitet e fundit. Por mbase ka ardhur momenti per te shpresuar diçka me shume kete vit, megjithate gjithçka varet edhe nga shorti qe do te hidhet me 1 shtator.

Duke folur per mediat pas ndeshjes me ekipin sllovak, trajneri Leka eshte shprehur: “Pa diskutim që ka emocione, është një gjë e jashtëzakonshme të kualifikohesh në 32 ekipet më të mira të Europës.

Kjo sigurisht është falë punës së presidentit, falë stafit teknik dhe sidomos vetë vajzave, pa diskutim që janë emocione pafund. Me rezultatin nuk jam i kënaqur, kishim mundësi të shenonim më tepër.

E dominuam lojën në cdo drejtim, vajzat nuk i lanë hapsira kundërshtarit, caluam pak te goli, por gjithsesi ndeshja fitohet edhe me një gol të vetëm dhe unë ato vajza do t’i falenderoj shumë për punën e bërë. Nuk do të dorëzohemi, do të bëjmë punën tonë, gjithsesi do ja lëmë kohës.”

Te plote prononcimin e trajnerit Leka mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: