Futbollisti me origjine nga Razma e Malesise se Madhe Gabriel Ramaj ka shenuar golin e pare me kombetaren italiane te grupmoshes U17, pjese e se ciles ai eshte. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen qe Italia ka zhvilluar kunder Zvicres te cilen e ka fituar me rezultatin e thelle 4-0.

Goli i trete i kesaj ndeshje eshte shenuar pikerisht nga mbrojtesi shtatelarte Ramaj ne minuten e 55-te te ndeshjes. Pas nje goditje kendi per axurret, shqiptari i gjendur ne zonen zviceriani, ka shfrytezuar topin e krosuar dhe me te djathten e ka derguar ne rrjete. Gol ky qe eshte shoqeruar me entuziasem te madh ne rradhet e lojtarit.

Edhe mediat italiane prane klubit te Atalantes, i cili zoteron edhe kartonin e tij, i kane bere jehone ketij goli te pare te futbollistit te datelindjes 2006, te lindur ne Borgo Val di Taro (Parma) dhe me nënshtetësi italiane.

Gabriel Ramaj me pare ka qene pjese e Akademise se Parmes dhe madje kapiten me ekipet e moshave te saj. Gjate asaj periudhe mbrojtesi nga Razma pat qene edhe pjese e kombetares shqiptare, por me pas ka nderhyre Federata italiane duke e bindur qe te vishte fanellen e kombetares se saj.

Dhe kjo karriere e tij me axurret ka nisur ne menyren e duhur teksa ai tashme ka shenuar edhe golin e pare per ta dhe me siguri qe do te kete te tjeret ne te ardhmen sepse aftesite dhe talentin i ka.
Gjergj KOLA