Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKieza tregon momentin e vështirë në fillimet e tij: Nuk mbaja dot...

Kieza tregon momentin e vështirë në fillimet e tij: Nuk mbaja dot ritmin shokëve, mendova të tërhiqem

Federiko Kieza mund të jetë një nga lojtarët më të mirë të Juventusit në këtë sezon. Nëse shumë të tjera kanë zhgënjyer, lojtari i afruar në verë nga Fiorentina, është konfirmuar si një talent me shumë të ardhme.

Së fundmi, sulmuesi anësor ka treguar edhe disa vështirësi që ka hasur në fillimet e karrierës, kur ishte vetëm 13-vjeç.

Italiani thekson se i shihte shokët e skuadrës të rriteshin shpëjt fizikisht dhe teknikisht dhe se ai nuk mbante dot ritmin e tyre, madje duke menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

“Karriera ime nisi në malore, pata vështirësi kur isha te të rinjtë. Në moshën 13-vjeçare kalova një moment të keq, sepse i shihja shokët e skuadrës të rriteshin fizikisht dhe teknikisht.

Përmirësoheshin duke luajtur çdo të dielë, ndërsa unë e kisha të vështirë të mbaja ritmin.

Kështu, më ulën në ekipin e një moshe një vit më të vogël, që të merrja minuta. Ishte aq e vështirë sa mendoja të tërhiqesha. Por, më pas me vendosmëri, mbështetjen e prindërve dhe një trajneri që më bëri të rritesha si person, nisa ta konsideroja stërvitjen si ndeshjen time, si sfidën time personale dhe arrita ta kaloja”, u shpreh Kieza. /VipSport.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments