Salernitana shpëton nga përjashtimi. Skuadra italiane ku luan mbrojtësi i Kombëtares, Veseli është bërë me pronarë të rinj dhe do të qendrojë në Serie A të paktën deri në fund të sezonit.
Drejtuesit e Lega Calcio I kishin vendosur ultimatum skuadrës italiane që të gjente pronarë të rinj pasi klubi është në pronësi të Lotitos, presidentit të Lazio dhe një e tillë nuk lejohej me rregullore.
Mbrëmjen e djeshme, Danilo Iervolino paraqiti ofertën për të blerë aksionet e skuadrës italiane si dhe la garanci 20 milionë euro.
Lega ka dhënë miratimin për këtë blerje dhe në ditët në vijim pritet të bëhet zyrtarizimi./newsport/