Barazimi i javës së kaluar u konsiderua një hap i gabuar për Vllaznia U17 e cila sot ka arritur të fitojë në takimin e rradhës.

Në ndeshjen e luajtur në fushën “Reshit Rusi” kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj Internacional, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë loje.

Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Mersian Muliu ai që ka kaluar në avantazh shkodranët falë golit të shënuar në minutën e 9-të.

Ndërkohë në fillimin e së dytës, ka qenë mesfushori tjetër Enes Papaj ai që ka dyfishuar shifrat dhe më pas nuk do të kishte zhvillime të tjera.

Përfundimisht 2-0 për Vllaznia U17 e cila me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 35 pikëve, duke përfituar nga barazimi i Shënkollit të vendit të dytë dhe kësisoj i është afruar tashmë në gjashtë pikë.

Objektivi i skuadrës së drejtuar nga Brikeno Bizi është vendi i dytë në këtë fazë dhe i duhet ende të punojë për ta arritur në ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të kampionatit.
© shkodrasport.com