Vllaznia, pavarësisht oshilacioneve në këtë kampionat dhe lënies së pikëve të shumta me ekipet që në renditje janë më poshtë se ajo, krejt ndryshe është treguar ndaj Tiranës, si asnjë sezon tjetër.

Pavarësisht se ndeshja e së shtunës i gjen skuadrat në humore të ndryshme, ku Tirana po kryeson bindshëm kampionatin e ndërsa kuqeblutë kanë një formë plot luhatje. Porgjithsesi kjo nuk ia zbeh aspak vlerat një ndeshjeje të tillë. Për të theksuar edhe superioritetin ndaj kundërshtarit të përjetshëm që kanë kuqeblutë në këtë sezon, ku duelet kanë folur në favor të Vllaznisë.

Në 3 fazat e para shkodranët nuk njohin humbje ndaj kryeqytetasve. Ku në dy sfidat e zhvilluara në Tiranë, Vllaznia ka fituar në fazën e parë në shifrat 1-2, po ashtu një barazim 0-0 në fazën e dytë të Superiores. Dhe po ashtu fitorja e fundit në Shkodër në shifrat 1-0 sërish në favor të Vllaznisë.

Ndërsa te Tirana në duelet e këtij sezoni kundër Vllaznisë ka arritur të triumfojë vetëm me fitoren 3-2 në finalen e Superkupës. Megjithatë, statistikat në të tilla përballje nuk kanë asnjë vlerë. Përherë të dyja skuadrat kanë dhuruar spektakël e emocione të shumta.