Në miqësoren e sotme me Teutën në “Tropikal Resort” u aktivizua në radhët e skuadrës korçare edhe sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi. Ky i fundit, afro një javë më parë u largua nga skuadra shkodrane.

Pusi, është bërë pjesë e Skënderbeut prej fundjavës së shkuar.

Në kuadër edhe të projektit që kanë korçarët për të afruar lojtarë të talentuar që kanë luajtur në Superiore dhe jo vetëm, trajneri Ilir Daja e ka pikasur shkodranin dhe e sheh pjesë të planeve të veta në pjesën e dytë të garës.

Belajdi Pusi, me shumë gjasa, pritet që nesër të firmosë, duke qenë se është pjesë e skuadrës bardhëkuqe dhe është grumbulluar edhe me kontigjentin e futbollistëve që do të përgatiten për ndeshjen e parë zyrtare të 2020, atë me Partizanin në qytetin e Korçës./vipsport/