Igli Tare është një ndër drejtorët sportivë më të suksesshëm në Itali. Shqiptari shquhet për goditjet e tij në merkato, duke marrë lojtarë të lirë dhe duke i shitur me vlera marramendëse pas disa vitesh.

Milinkovic-Savic, mesfushori serb, duket se do të largohet në verë nga Lazio, për një shumë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.

Në kryeqytet, kanë menduar që tani për pasuesin e tij dhe Tare e ka gjetur në La Liga. Mesfushori i Eibar, Gonzalo Escalante, ka nënshkruar për katër vite me lacialët dhe do t’iu bashkohet në verë.

26 vjeçari luan praktikisht kudo në mesfushë dhe me Eibar, ka luajtir 16 ndeshje deri tani në elitën e futbollit spanjoll, duke shënuar edhe dy gola. Argjentinasi duket një goditje e zgjuar e Lazios, që vazhdon të punojë pa shumë zhurmë dhe të sjellë në kryeqytetin italian lojtarë cilësorë./abcnews/