Një histori e veçantë në lidhje me arbitrimin vjen nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Maide Abdii është 19 vjeçarja e cila larg Maqedonisë së Veriut në Itali ka zgjedhur të ushtrojë profesionin e arbitres.

Në një intervistë për “Klan Macedonia”, 19 vjeçarja tregoi historinë e saj dhe pasionin për arbitrimin.

Maide Abddi nuk ka luajtur asnjëherë në jetën e saj futboll, por duket se sporti ka qenë i fshehur brenda saj si pasion. Padyshim që 19 vjeçarja vlen si një motivim dhe shtysë më shumë që vajzat të bëhen pjesë e arbitrimit dhe futbollit.

“Refereoj në Rimini në Ligën e të rinjve U-19, deri më tani i kam kaluar mbi 100 loja. Është një sport shumë i mire.

Nëse të pëlqen futbolli është mirë për ta provuar edhe referimin se është një jetë pë ta zhvilluar sportin dhe ndihesh shumë interesante,” tha ndër të tjera Maide Abdii./newsport/