Tekniku Brdariç nuk duket se nuk do të ndryshojë asgjë nga formacioni të cilin hodhi në fushën e lojës në dy takimet e para të sezonit.
Tekniku Brdariç do të aktivizojë në portë Zogoviçin. Ky i fundit ka patur nje problem ditet e fundit me nje nga gishtet e dores se djathte, por duket se tashme ai ka kaluar dhe do te jete ne porte ndaj bardhebluve.
Në mbrojtje do te luaje treshja Gurishta, Adili, Imami sepse trajneri Brdariç vazhdon t’i besoje skemes 3-5-2.
Në mesfushë do të jetë treshja Krymi, Marku e Victor da Silva ne qender ndersa ne krahe do te luajne Kruja e Isaevski.
Në sulm në maje do të jetë Dilaver i cili edhe ai i ka kaluar disa probleme shendetesore qe ka patur dhe do te jete ne fushe nga minuta e pare. Bashke me te ne repartin e sulmit do te luaje edhe Imeri.
Me kete formacion, te cilin trajneri nuk ka deshire ta ndryshoje perderisa eshte nje formacion fitues, ai deshiron te marre edhe fitoren e trete te rradhes ne kampionat, pikerisht sot pasdite ndaj Tiranes ne oren 16:45./SHKODRA-SPORT.COM/