Pas më pak se 48 orësh do të nisë sfida e shumëpritur në mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Padyshim që kjo ndeshje pritet me shumë interes ashtu si gjithmonë sepse kemi të bëjmë me “Klasiken” futbollit shqiptar.

Nga ana tjetër, te Vllaznia janë të vendosur për ta fituar me çdo kusht edhe këtë përballje, për të ruajtur serinë e rezultateve pozitivee por edhe vendin e parë në tabelën e renditjes.

Por ndërkohë duhet thënë se trajneri Edi Martini ende nuk e ka të qartë se cilën 11-she do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Mungesa është e sigurtë se do të ketë sërish sepse mesfushorët Dros e Qato vazhdojnë të jenë të pamundur për shkak të dëmtimeve që po kalojnë.

Janë po ashtu edhe 2-3 lojtarë me shqetësime të ndryshme, megjithatë kjo nuk përbën asnjë justifikim sepse objektivi është mëse i qartë: Kjo ndeshje duhet fituar patjetër, pavarësisht se kush do të luajë në fushë.(www.shkodrasport.com)