Vllaznia eshte e para dhe tashme e ka siguruar ngjitjen ne Superlige. E dyta ne grupin A te play-off ne kategorine e pare eshte Beselidhja e Lezhes. Nje skuader ku serish ka shume shkodrane ne perberje te saj te cilet jane edhe baza e ekipit, duke filluar nga portieri Bajri, mbrojtesi dhe njekohesisht kapiteni i saj Dibra e me rradhe te tjeret, deri tek sulmuesi Hasaj qe ishte autor i njerit prej golave te fitores se fundit 2-0 te lezhjaneve ne Shijak ndaj Erzenit.

Beselidhja me kete fitore te fundit ka forcuar pozitat e saj ne vendin e dyte te renditjes dhe ndonese nuk mund ta arrije Vllaznine ne renditje, garen e ka me veten per te mbajtur vendin e dyte ne renditje.

Ne nje prononcim per “SportEkspres.com”, qendërmbrojtësi Dibra deklaroi se Besëlidhja po e zbukuron garën me rezultatet që po arrin. “Besëlidhja po tregohet serioze në të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë, në veçanti gjatë kësaj faze të tretë. Me këtë seriozitet mendoj se e ka zbukuruar garën dhe e ka rritur rivalitetin në grupin A. Vllaznia është e pa kapshme nga ana jonë, por ne do synojmë që deri në fund të mos na kapin rivalët që renditen më poshtë në tabelë”.

Duke qenë se Besëlidhja e siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë, si shkodran Dibra ndjehet dyfish i realizuar këtë sezon, pas ngjitjes së Vllaznisë në Kategorinë Superiore. “Vllaznia e meritoi ngjitjen në Superiore e tashmë e uroj për një sezon më të mirë në elitë. Për mua rëndësi ka ta mbyll me sukses sezonin me Besëlidhjen, e më pas gjithçka mendoj se do jetë e hapur mes aksit Lezhë-Shkodër”, përfundon Dibra.