Vllaznia U19 e sezonit te ri ka pesuar shume ndryshime nga ekipi i nje sezoni me pare. Jane larguar shume lojtare dhe kane ardhur te tjere qe ne pamje te pare e kane bere kete ekip me te forte.
Njeri nga lojtaret e ardhur eshte edhe mbrojtesi Klejdi Paloka. I rritur tek Akademia Vllaznia, ai sezonin e kaluar ishte pjese e ekipit AAS U19 dhe tashme rikthehet serish ne klubin kuqeblu per te dhene me te miren e tij.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se trajneri Zmijani e ka shnderruar kete lojtar nga nje sulmues i dy viteve me pare, ne nje qendermbrojtes.
Nje lojtar i fuqishem nga ana fizike, i embel me topin dhe per me teper, merr persiper ne loje duke preferuar shpeshere qe te avancoje perpara dhe te nise prej kembeve te tij organizimin e lojes se ekipit.
Paloka eshte i sakte edhe ne goditjet e 11-metershave dhe me siguri do te jete ai futbollisti qe mund t’i gjuaje ato ne vazhdim. Nese vazhdon te punoje me te njejten deshire, me siguri qe ka per te qene nje futbollist per te cilin do te nisin menjehere interesimin edhe drejtuesit e ekipit te pare./SHKODRA-SPORT.COM/