Vllaznia luajti para dy ditesh ne “Elbasan Arena” ndaj Teutes dhe ajo qe ra ne sy ne kete ndeshje, ka qene prania e nje numri te konsiderueshem tifozesh shkodrane te cilet, ndonese ne kushte jo te mira atmosferike, kane preferuar te mos mungojne ne stadium.

Ne mes morise se tifozeve shkodrane padyshim qe nuk mund te mungonin edhe vellezerit Çoçja, Gezimi dhe Sadetini. Te vendosur ne tribunen qendrore te stadiumit, ata nuk kane munguar te mbeshtesin e te brohorasin per skuadren e tyre te zemres.

Jane prej atyre tifozeve objektive te cilet e pranojne humbjen kur Vllaznia luan dobet, por edhe gezohen fort kur ajo fiton dhe prandaj mbesin te veçante.

Kuptohet qe prania e tyre ne çdo stadium te Shqiperise eshte treguesi me i mire i dashurise qe te dy ata kane per skuadren e qytetit te tyre, Vllaznine. Kane kohe qe presin titullin kampion te saj dhe mbase ka ardhur momenti qe sivjet te festojne madje me mijera tifozet e tjere kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/