Futbollisti nga Kërvçova Demir Imeri ka zyrtarizuar transferimin në Kazakistan te skuadra e Atyraut. Pas dy sezoneve ne futbollin shqiptar, ai ka vendosur te nise nje aventure te re ne nje vend tjeter.
26-vjeçari i cili u aktivizua te Egnatia në sezonin e shkuar ku shënoi 5 gola në 39 ndeshje është prezantuar ditën e sotme tek skuadra e re. Imeri starton kështu një aventurë të re jashtë Superiores ku do të aktivizohet në elitën e futbollit kazak.
Kujtojme qe mesfushori- sulmues ne sezonin 2020-2021 ka qene pjese e Vllaznise teksa ne gjysmen e pare te tij u shnderrua ne nje lojtar te rendesishem te saj, por me pas kaloi disa probleme dhe roli i tij ne skuader u zvenit disi.
Kjo beri qe atij te mos i ofrohej rinovimi dhe per kete arsye u largua nga Shkodra por per te mbetur serish ne Shqiperi teksa firmosi me pas me Egnatian. Nderkohe qe tashme do te provoje te luaje ne Kazakistanin e larget.