Klevis Dalipi, ish-trajneri i Partizanit, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në News24 është shprehur se Teuta, Bylis dhe Vllaznia janë me meritë në tabelëën e renditjes, pasi janë në krye.

“Bylis, Vllaznia dhe Teuta janë skuadra të mira se kanë pësuar pak. Vllaznia sot ndaj Kukësi mori atë që deshi. Këto skuadra janë me meritë në krye të tabelës.

Kukësi vinte pas një loje jo shumë të mirë me Teutën. Kukësi nuk e luajti shumë mirë pjesën e parë me Vllanzinë. Në pjesën e dytë ndryshoi, se lojtarët ishin më të fokusuar. Vllaznia e di mirë forcën e saj dhe ishte e kënaqur edhe me një barazim.

Vllaznia nuk mendoi shumë për sulmin. Kukësi ishte shumë e hapur, dhe Vllaznia nëse do mbronte rezultatin, do e kapte shumë në kundërsulm. Kukësi deri kur barazoi e kishte lojën nën kontroll. Lojtarët po luanin me pasa poshtë dhe tëshkurtër”.

Më tej, Dalipi është shprehur se Kukësi nuk e ka merituar humbjen me Vllazninë. “Kukësi ishte i pafat sot, nuk e meritonte këtë humbje, unë mendoja se do e përmbyste rezultatin. Janë ndëshkuar nga një gabim i mbrojtësit në krahun e majtë dhe këtu ishte ndëshkimi më i madh i Kukësit dhe në fund mori një humbje të pamerituar. Vllaznia mori 3 pikë që do i vlejnë shumë për vazhdimin e kampionatit”.