Ka përfunduar java e shtatë e Superiores, e cila ka qenë e mbushur me plotë surpriza në rezultatet e ndeshjes. Ndeshja e fundit që u luajt ishte ajo midis Kukësit dhe Vllaznisë e cila përfundoi me rezultatin 1-2 për shkodranët. Në studion e emisionit sportiv Dribbling në një lidhje telefonike, ish tekniku i Kukësit dhe i Vllaznisë, Armando Cungu ka analizuar ndeshjen e sotme dhe ka folur mbi kampionatin.

I pyetur nga gazetarët në studio, Cungu tha se nuk kishte më shanse një rikthim i tij tek Kukësi, ndërkohë surpriza e kampionatit për të është Bylisi.

Në studio Cungu deklaroi:

‘Vllaznia bëri lojën e vet, nuk më surprizoi nga ajo ndeshje pasi e meritonte, luajti më mirë ndoqi trajnerin dhe mori rezultatin Çudia është Kukësi do thoja. Kukësi po tregon oshilacione të mëdhaja. Në ndeshjen e sotme i mungoi grinta mendoj. Në momente të caktuara u duk një ekip pa motiv dhe pa emocion”, u shpreh ish trajneri Cungu.

A ke dal në nxehmje se shumë stola po tunden? Si do ta prisje një telefonat të Kukësit?

“I gatshëm jam gjithmonë. Unë nuk bëj pjesë tek njerëzit që gëzohen kur tronditen pankinat. Unë i dëshiroj sa më shumë suksese. Unë e di ca pune e vështirë është të jesh trajner. Për pyetjen nuk ka shanse të ndodhi më. Se bëj më atë gabim”, shtoi Armando Cungu.

Me këtë Vllazni që pe sot, mund të themi po vjen Vllaznia e fitoreve?

“Unë jam person që i mendoj gjerat mirë dhe të flas realisht. Të jemi të sinqertë me grupin që ka Vllaznia nuk e ka mundësinë të jetë në ato nivele të larta. Bylisi është surpriza më e bukur e këtij ekipi për mua. Vllaznia është duke bërë shumë mirë dhe duhet t’iu jepen meritat e tyre. Vllaznia duhet të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur pasi faza e katërt është më e vështira dhe sdihet si vjen puna. Vllaznisë i duhen 12-13 pikë në çdo fazë për mos të rrezikuar.
Kampionati është me shumë oshilacione shumë i vështirë, me tre pikë je në krye por kap dhe fundin. Një kampionat shumë i vështirë për shumë arsye”,

Skuadra favorite për këtë sezon. Surpriza dhe zhgënjimi i kampionatit ?

“Nuk kam një emër për favorit, pasi të gjitha skuadrat janë me probleme të mëdha dhe asnjë ekip nuk është i konsoliduar pas shtatë javëve.Surpriza e thashë Bylisi ndërkohë për mua është zhgënjim Flamurtari. Nuk e prisja Vlorën në atë vend. Madje më vjen shumë keq kur e shikoj. Është një fanel e madhe e futbollit shqiptar që nuk duhet të jetë në atë gjëndje”, përfundoi Cungu.