Vllaznia nuk po krijon stabilitet ne lojerat dhe rezultatet e saj dhe si rrjedhoje pas javes se 19-te te kampionatit eshte e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes. Kuptohet larg pritshmerive qe kane drejtuesit dhe ne veçanti tifozet per kete skuader.

Klevis Dalipi, ish- futbollisti i njohur i shume skuadrave, ne mes te te cilave edhe i Vllaznise, ne nje prononcim gjate emisionit “Studio Sport” eshte shprehur se shkodranet nganjehere nuk duhet te mendojne per lojen e bukur por te marrin piket edhe me nje loje te shemtuar sepse piket kane shume rendesi ne keto momente.

“Vllaznise nuk i lejoheshin keto gabimet qe beri ndaj Bylisit dhe Erzenit. Lojtaret e saj duhej te kishin shkuar ne Ballsh e Durres me mend ne koke dhe te vetedijshem se i prisnin ndeshje te veshtira, ne fusha te veshtira dhe duhet te benin me shume.

Nese ajo kerkon te jete pretendente, duhet te kete vazhdimesi ne rezultate, duhet te kete stabilitet ne loje. Une kam luajtut ne Shkoder dhe e njoh mentalitetin e kesaj skuadre dhe me duket se edhe sot eshte e njejta gje, i vleresojne maksimalisht sfidat me ekipet e forta dhe i nenvleresojne ato me te ashtuquajturat te dobeta.

Nuk duhet te vazhdoje keshtu. Duhet te jete me pragmatiste me lojen e saj, nuk eshte turp te luash edhe ne menyre te shemtuar, te mos besh loje te bukur, por te marresh piket sepse vetem keshtu mund te shkosh drejt kreut”- eshte shprehur Klevis Dalipi./SHKODRA-SPORT.COM/