Monday, April 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKlodian Duro u vetëofrua për postin e trajnerit te Shqipëria, reagon Liridon...

Klodian Duro u vetëofrua për postin e trajnerit te Shqipëria, reagon Liridon Leci: Deklaratë fantazmash, askush nuk e njeh ashtu si unë

Ish-mesfushori i Kombëtares Klodian Duro, para disa ditësh shprehu dëshirën për të drejtuar Shqipërinë, madje shkoi më tej, duke cekur se më atë në krye, kuqezinjtë mund të shkruajnë historinë, arritjen në një Kupë Bote.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në Kosovë, ish-trajneri Liridon Leci, ka reaguar për këtë temë, me një “gjuhë” aspak miqësore, tregues se vazhdojnë kunjat dhe pakënaqësit mes njëri-tjetrit:   

“Janë deklarata fantazmash, dëshirash. Dëshirat janë të tjera gjëra. As nuk merrem me atë dhe nuk dua të merrem më hiç. Atë nuk e njeh asnjë ashtu siç e njoh unë”.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments