I ftuar në emisionin Star Sport mbrëmë ishte edhe trajneri i Vllaznisë femra, Nikolin Leka. Kreu i pankinës kuqeblu u ndal te barazimi në javën e fundit të ekipit të tij, por më tepër tek problematikat që u shfaqën në këtë takim.

Leka tha: “Ishte një barazim 1-1 ndeshja e kësaj jave në Fier kundër Apolonisë. Por nuk më zhgënjen rezultati sepse është pjesë e sportit.

Ajo që më zhgënjen është se nuk po luhet ndershëm. Ndaj ekipit dhe vajzave tona u bënë padrejtësi në këtë ndeshje.
Kisha besim kur pashë treshen e gjyqtarëve që ishin të Superligës me kryesor Beqirin.

Por di të them se po përdoret çdo mekanizëm për të ndaluar Vllazninë e femrave. Një gjë e tillë nuk duhet rë ndodhë pasi dëmton futbollin e femrave që ende do kohë të arrijë niveleshumë të larta”.
Endri ÇINARI