Këtë fundjavë do të zhvillohet takimi mes Liverpuli dhe Mançester Sitit. Të dyja skuadrat janë pretendente për titullin kampion dhe sezonin e shkuar luftuan deri në minutat e fundit të kampionat, ku “qytetarët” arritën të fitonin teksa nga ana tjetër, “The Reds” morën Champions League.

Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri Jurgen Klop i cili ka folur edhe për Guardiolën. Pavarësisht rivalitetit që dy trajnerët kanë në kampionat, Klop ka fjalët më të mira për strategun spanjoll duke e konsideruar një trajner të madh dhe më të mirin në botë.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Ajo se çfarë ka bërë në futboll, e bën historik. Gjithmonë ka diskutime të vogla por unë kurrë nuk kam pasur diçka të madhe me Guardiolën. E respektoj për atë që është dhe nuk mund të them asgjë më shumë. Për mua është më i miri në botë.

Kudo që ka trajnuar, ka pasur një impakt të madh dhe tani shihet më mirë. Vihet re se skuadrat e kanë ndryshuar shumë lojën e tyre në krahasim me lojën që bënin kur Guardiola i drejtonte. Edhe te Mançester Siti tani, nuk është keq. Unë kam marrëdhënie të mirë me të gjithë trajnerët”, u shpreh Jurgen Klop. /VipSport/