Jurgen Klop në këtë sezon është duke vuajtur shumë nivelin e lartë të dëmtimeve. Dëmtime, të cilat trajnerit gjerman i kanë ndikuar edhe në vazhdimësinë e rezultateve, duke bërë që Liverpuli të ketë ulje e ngritje në kampionat apo edhe Champions League.

Një zgjidhje e mirë për të shmangur disi lodhjen që më pas çon futbollistët në dëmtime, do të ishte lejimi i klubeve në Premier League të bënin pesë zëvendësime. Por, në Angli u votua kundër këtij rregulli duke mbajtur në fuqi tre zëvendësimet e zakonshme.

Kështu, trajneri Klop nuk është kursyer së fundmi duke u shprehur se klubet që kanë votuar kundër pesë zëvendësimeve, kanë injoruar shëndetin e futbollistëve.

“Nëse do të ishte lejuar të votonim ne propozimin, do të kishte kaluar me 15-16 vota. Por, derisa nuk ka ndodhur do të thotë se klubet mendojnë ndryshe nga trajnerët.

Në fakt, të jem i sinqertë, kjo nuk është një shenjë e mirë sepse tregon se klubet injorojnë shëndetin e futbollistëve”, u shpreh Klop. /VipSport/