Martin Odegaard ende përmendet si një nga talentet më premtues të futbollit botëror. Norvegjezi është një nga zbulimet e sezonit aktual të La Ligas.

Kartonin e tij e ka Real Madrid, por ka luajtur i huazuar te Real Sociedad dhe është kthyer në lider të skuadrës së tij. Mediat angleze raportojnë se Jurgen Klopp ka parë me vëmendje rendimentin e lojtarit dhe ka shumë simpati për të.

Trajneri i Liverpool-it ka tentuar ta ketë norvegjezin në skuadër për sezonin e ardhshëm, por duket se nuk do ta arrijë. Interesimi i klubit të kuq është zbehur menjëherë nga pala e lojtarit, pasi dëshira e vetme e Odegaard-it është të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Zinedine Zidane është me fat. Shumica e talenteve të futbollit e kanë idhull dhe kjo i nxit edhe më shumë për të luajtur në Madrid. Urojmë që kësaj here djaloshi t’ia dalë.