Vlera e lojtarëve të skuadrave më lart në renditjen e kampionatit anglez është goditur keq nga shpërthimi i pandemisë koronavirus, gjë e cila ka sjellë rënie të madhe në vlerën e këtyre skuadrave.

Janë ekspertët vlerësues të transferimeve dhe lojtarëve, pranë faqes së njohur “Transfermarket”, ata që kanë bërë përllogaritjen, sipas të cilës vlera financiare e skuadrave të Premier Ligës kanë rënë në masën 1.8 miliardë paund.

-Vlera e Arsenalit, që renditet i 6-ti për sa i përket skuadrës më të shtrenjtë në Angli, ka rënë nga 636.08 milionë paund në 521.42 milionë (144.66 milionë rënie).

-Vlera e Mançester Junajtid, që renditet i 5-ti, ka rënë nga 718.88 milionë paund në 582.03 milionë (136.85 milionë rënie).

-Vlera e Çelsit, që renditet i 4-ti, ka rënë nga 746.15 milionë paund në 611.91 milionë (134.24 milionë rënie).

-Vlera e Totenhemit, që renditet i 3-ti, ka rënë nga 777.15 milionë paund në 629.1 milionë (148.05 milionë rënie).

-Vlera e Liverpulit, që renditet i 2-ti, ka rënë nga 1.08 miliardë paund në 870.26 milionë (209.74 milionë rënie).

-Vlera e Mançester Sitit, klubi me skuadrën më të shtrenjtë në Premier Ligë, ka rënë nga 1.14 miliardë paund në 916.92 milionë (223.08 milionë rënie).