Dani Ceballos u huazua verën e kaluar nga Real Madrid tek Arsenali. Mesfushori spanjoll e nisi mirë aventurën londineze dhe te tifozët u krijua një entuziazëm i madh. Më pas erdhi dëmtimi, 23-vjeçari humbi formën e tij dhe Mikel Arteta nuk e shihte më si një titullar fiks.

Ai do të rikthehet në fund të sezonit te “Los Blancos”, për të qëndruar pak kohë në Madrid. Zidane nuk e ka në plane dhe Reali e lë të lirë për 40 milion euro.

Interesimi për të nuk mungon. Valencia dhe Betis po tentojnë ta rikthejnë në La Liga, por karriera e tij pritet të vazhdojë në Serie A.

Mundo Deportivo raporton se Juventusi e pëlqen Ceballos dhe është klubi më afër shërbimeve të tij.

Kampionët e Italisë nuk e kanë problem të paguajnë shumën e kërkuar nga Real Madrid dhe lojtarin e kombëtares spanjolle e pret një rrogë prej 4.5-5 milion eurosh në sezon. /abcnews/