Wednesday, April 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madrid në ndjekje të 17 vjeçarit- nip Shkodre, që po shkëlqen...

Real Madrid në ndjekje të 17 vjeçarit- nip Shkodre, që po shkëlqen në Amerikë

Adri Mehmeti konsiderohet si një nga talentet më premtues të datëlindjes 2009. Mesfushori po shkëlqen me Nju Jork në MLS. Për këtë, disa klube nga Europa kanë dërguar skautët e tyre.

Real Madrid, Bajern Mynih dhe Lajpcig janë të interesuar për 17-vjeçarin. Lajpcig gëzon i pari të drejtën e blerjes së Mehmetit. Gjatë kësaj kohe, në monitorim të situatës shfaqen edhe Dortmund, PSG dhe Arsenal.

Nipi i Shkodrës- Adri Mehmeti, është titullar i padiskutueshëm me Nju Jork. Interesant është fakti se rreth dy vite më parë, SHBA e bindi për të lënë Shqipërinë e moshave.

Mesfushori i talentuar gëzon të drejtën, për të veshur sërish fanellën kuqezi. Vera pritet të sjellë zhvillime të reja për të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments