Barcelona edhe këtë sezon ka vuajtur shumë mungesën e alternativave ne sulm dhe në merkaton e ardhshme pritet të provojë të sjellë një anësor. Emri që mediet spanjolle nxjerrin në pah se kërkon Barcelona është mjaft surprizues.

“Sport.es” raporton se katalanasit interesohen për Federiko Bernandeskin. Edhe në merkaton e dimrit pati një interes nga Barça dhe në medie u diskutua edhe një ndërrim kokë më kokë me Rakitiç, por Juventusi pati pretendime dhe kalimi nuk u bë i mundur.

Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë merkaton e ardhshme. Bernandeski pritet të largohet, pasi as Sarri dhe as Alegri nuk e kanë parë të denjë për formacionin e Juves.

Nuk dihet nëse Bernandeski do të mund të arrinte të çante përmes yjeve të mëdhenj të Barçës për të arritur të zërë vend stabël në formacion. /vipsport/