Po afron ora e madhe e finales së Championsit, e treta për trajnerin gjerman të Liverpulit, Jurgen Klop, i cili nuk dëshiron ta humbasë edhe këtë shans. Ai ka dalë në konferencë shtypi dhe ka folur për këtë ndeshje të rëndësishme:
“Është një ndeshje ndryshe nga finalja e sezonit të shkuar. Nesër rrethanat janë krejtësisht ndryshe, kështu që nuk ka asgjë për të mësuar nga ndeshjet e mëparshme. Roberto Firmino është mirë dhe është stërvitur, është në formë. Nuk duhet të ketë probleme për këtë ndeshje, por nuk kam ndërmend ta them formacionin për nesër.
Tani jemi më të pjekur, jemi një vit më të mëdhenj. Aleksander-Arnold për shembull ka 50 ndeshje më shumë, kemi më shumë përvojë. Nëse vitin e kaluar ishte surprizë që ishim në finale, këtë herë jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë. Mënyra si lëvizim në fushë si grup në situata të ndryshme ka ndryshuar. Nuk kemi ndryshuar shpejtësinë dhe forcën tonë teknike në krahasim me një vit më parë. Për këtë kemi grumbulluar 97 pikë dhe nesër duhet të jemi koherentë.
Nëse do të mendoja se skuadra ime ka avantazhe nesër, do të nevrikosesha. Njerëzit mund të mendojnë se ne kemi fituar ndeshjet direkt, por rezultati gjithmonë ka qenë 2-1. Kanë qenë ndeshje të luftuara. Kam pasur një karrierë pa fat deri tani. Nga 2012, përveç 2017, kam qenë në një finale.
Me siguri do të kem ndonjë rekord për gjysmëfinalet e fituara në 7 vitet e fundit. Por, nëse e shoh veten si humbës, do të kisha një problem”, – ka thënë mes të tjerash trajneri Klop.