Elseid Hysaj është rikthyer në formacionin titullar të Lacios në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Në ndeshjen e fituar ndaj Sasuolos në transfertë me shifrat 0-2, lojtari shkodran është shpallur i dyti më i mirë i ndeshjes me notën 7 pas Luis Albertos.
Të paktën ky është vlerësimi i medias pranë klubit kryeqytetas, “Laziostory”.
“I mbyll të gjitha kritikat për të. Ato kritika që në leximin e formacionit dhe hyrjen e tij në fushë, zgjodhën të nënqeshnin. Tani ata janë të habitur, krahu i djathtë ishte i mbuluar. Hysaj përparoi edhe në zonën kundërshtare, duke shërbyer në mes të hiçit”, shkruhet në median italiane.