Mançester Junajtid mposhti Sitin me rezultatin 2-1, dhe një nga autorët e golave ishte edhe portugezi Bruno.

Pas derbit ai deklaroi se: “Tani po luajmë si ekip. Pak muaj më parë, disa lojtarë luanin vetëm, për vete. Tani e bëjmë për të ndihmuar njëri-tjetrin”.

Duke qenë se mediat e raportuan sikur ai i drejtohej ish-bashkëlojtarit Ronaldo, futbollisti e sqaroi situatën përmes një postimi në InstaStory.

“Faleminderit disa prej jush për postimin e fjalëve të sakta që thashë. E di që është e vështirë të shohësh Mançester Junajtidin duke luajtur mirë dhe ata nuk kanë asgjë për të thënë për ne përveç gjërave të mira. 

Mos përdorni emrin tim për të sulmuar Kristianon! Ai ishte pjesë e ekipit tonë për gjysmën e sezonit dhe siç e kam thënë në shumë intervista që nga ndeshja me Liverpulin, ai ka qenë i mrekullueshëm dhe duke vepruar si ekip, mund t’i shihni rezultatet e tij. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.