Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë pas fitores 2 me 1 ndaj Tottenhamit, se mund të kishin marrë fitore më të mirë.

“Isha i qetë pas golit të fitores sepse ishte një surprizë. Unë pash goditjen me kokë dhe asgjë tjetër. Nuk e kisha idenë se si topi hyri brenda”, tha Klopp, përcjell lajmi.net.

“Në pjesën e parë, kishim mundësi të mira për të shënuar. Në të dytën, ishim si të rëndë dhe nuk mund të luanim. Ata ndryshuan vetëm pak, por ne nuk arritëm të përshtateshim. Pas golit të Spurs, filluam të luanim më shumë.

“Ne konkurrojmë ndaj ekipit më të mirë në botë (Manchester City) dhe luajmë ndaj më të mirëve në botë si Tottenham, një detyrë e vështirë.

“E kam thënë se ka 500 mënyra për të fituar një ndeshje futbolli dhe kjo e sotmja ishte e shëmtuar. Megjithatë, kujt i intereson?”, ka shtuar më tej trajneri i Liverpoolit.