As rinovim kontrate me Liverpool dhe as transferim te Bayern Mynih. Në vitin 2022, kur skadon kontrata aktuale e trajnerit gjerman Jurgen Klopp me “reds”, ai do të bëjë një vit pushim absolut.

Lajmin e konfirmon ESPN, që i referohet burimeve nga klubi i saposhpallur kampion i Europës. Liverpool i ka propozuar trajnerit 51-vjeçar një rinovim të kontratës aktuale nga viti 2022 deri në vitin 2025.

Gjithsesi, Klopp ka të tjera plane. Ai dëshiron të qëndrojë një vit pushim pasi të përfundojë kontratë aktuale me Liverpool. Duket se trajneri gjerman ka nevojë të karikohet pasi të mbyllë aventurën me “reds”.

Jurgen Klopp do të respektojë kontratën aktuale me Liverpool. Ai ka refuzuar një transferim të mundshëm në Gjermani, ku e kërkon skuadra kampione e Bayern Mynih./telesport/