Jürgen Klopp tregoi kujdes para ndeshjes së kthimit të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve, kundër Bayern Munich, një kundërshtar, i cili meriton respektin më të madh: “Bayerni është në një fazë më të mirë se ne. Bavarezët janë udhëheqësit e rinj të Bundesligës.

Ata janë kthyer në nivelin më të lartë të këtij sezoni, prandaj duhet të jemi të jashtëzakonshëm të mërkurën, në “Allianz Arena”. Nëse luajmë një ndeshje normale, nuk do të kemi mundësi kualifikimi për më tej”.

Një nga shqetësimet më të mëdha të ish-trajnerit të Borussia Dortmundit do të jetë Robert Lewandowski, të cilën e drejtoi te verdhëezinjtë: “Ashtu siç veprohet gjithmonë me gjahtarët, është mirë që të bllokohen pasimet dhe krosimet e destinuara për të. Në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë”.

Trajneri nga Gjermania, përveç rivalitetit sportiv, mohoi të ketë ndonjë shkak hakmarrjeje personale me Bayernin: “Nuk ka asgjë personale në këtë ballafaqim. Natyrisht, kur Bayerni i ka blerë lojtarët tanë, nuk isha i lumtur. Kjo nuk ishte e mirë për ne në Dortmund, por është pjesë e biznesit sportiv”./telesport/