Gjithçka duket e bërë për rinovimin e Xhanluka Skamakës me Sasuolon, me futbollistin italian që do të nënshkruajë një kontratë të re e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2026.

Skamaka, ishte shndërruar në objektivin kryesor të sulmit të Interit dhe jo vetëm, pasi dhe skuadra si Milani dhe Juventus ishin të interesuara për afrimin në skuadër të sulmuesit 23-vjeçar.

Rinovimi i kontratës së sulmuesit të kombëtares italiane, mund të jetë një strategji nga ana e Sasuolos për të rritur çmimin e kartonit të lojtarit, duke shpresuar në një përballje në merkato mes ekipeve kryesore, gjë që do ti’ lejonte klubit të arkëtonte sa më shumë të ardhura nga shitja e tij.