Ballkani shkruajti dje historinë në futbollin kosovar. Kjo pasi u bë klubi i parë që përfaqëson Kosovën dhe arrin në fazën “play-off” të një kompeticioni europian. Pasi kaloi Klasvik përmes penallti, kampionët e Superligës së Kosovës do përballen me Shkupin në fazën finale të “play-off”(Conference League).

Ky rrugëtim me Ilir Dajën në krye i ka siguruar Ballkanit të paktën 1 milion e 690 mijë euro nga UEFA. Kjo dhe nëse mposhtet nga Shkupi. Në të kundërt të ardhurat do shtohen. Ky vit futbollistik është historik për Ballkanin, që mund të përfaqësojë futbollin e Kosovës dhe jo vetëm në Europë, përmes lojtarëve të shumtë shqiptar.

Kujtojmë se Ilir Daja mori drejtimin e Ballkanit në janar, duke arritur fillimisht t’i japë “portokallinjve” titullin e parë në historinë e tyre. Më pas rrugëtimin europian e nisën në turin e parë të Champion League, ku u eleminuan nga Zalgiris.

Gjithçka ka ecur mbarë deri në Conference League, pasi ka triumfuar kundër La Fioritas dhe Klasvikut.