Elvi Berisha prej kohësh nuk stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës te Skënderbeu.

Palët duket se janë drejt ndarjes, teksa tashmë mund të jetë gjetur gjuha e përbashkët mes tyre. Kjo për shkak se lojtari ka dhe rreth 4 muaj kontratë, por kërkon ta ndërpresë para kohe.

Juglindorët kanë ngurruar ta lënë të lirë, pasi mund të shkojë te ndonjë prej skuadrave rivale të futbollit shqiptar. Emri më i përfolur është Partizani, interesimi i të cilit është bërë i ditur më parë.

Drejtuesit e Skënderbeut thuajse gjithmonë kanë ditur të përfitojnë gjatë situatave të tilla dhe pritet të mësohet rruga e gjetur kësaj here.