HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubet e Superiores zgjedhin presidentin e Ligës Profesionale, ja kush do të...

Klubet e Superiores zgjedhin presidentin e Ligës Profesionale, ja kush do të drejtojë

Nuk ka më dyshime. Presidenti i Ligës Profesioniste do të jetë Edvin Libohova. Zv.presidenti aktual i FSHF-së është zgjedhur në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore për të drejtuar këtë ligë.

Mbetet për tu parë nëse Libohova të heqë dorë nga funksionet aktuale që mban në FSHF (zv. president dhe anëtar i KE).

Përveç angazhimeve në fushën e sportit, pranë FSHF-së, Libohova është një ekspert i ekonomisë dhe sistemit bankar, gjë e cila ia shton kreditet për qenë kryetari i parë i Ligës, kuptohet nëse do të ketë finalizim të procesit, pasi shpeshherë krijimi i kësaj strukturë ka dështuar në çastet e fundit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments