Mirsad Jonuz vendosi të largohet pas përfundimit të kontratës me Vllazninë. Direkt pas ndeshjes me Flamurtarin ai u largua drejt Maqedonisë së Veriut dhe nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të klubit njoftoi dorëheqjen e tij.

Në një intervistë për “Super Sport” është administratori Suad Lici, i cili shpjegon ikjen e ish-trajnerit dhe situatën me pagat.

LARGIMI – Jonuzit i ka mbaruar kontrata dhe bëri zgjedhjet e veta. Më duket gjë normale. Ne do të vazhdojmë punën tonë dhe do të bëjmë zgjedhjet e duhura në vazhdim.

Ne kemi gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarët. Do të paguhen me kontratën që kanë pasur. Gjatë përiudhës që nuk kanë luajtur, janë paguar nga FSHF.

DEKLARATA E MIRSAD JONUZ – Klubi ka për detyrë të paguajë banesat e lojtarëve, pjesët e tjera i mbulojnë vetë. Ka 4 ditë që klubi ka bërë pagesat e shkurtit, të hënën do bëhen pagesat e marsit.

Trajneri ka gjetur justifikim dhe ka kërkuar që ti zgjasim kontratën për muajin qershor dhe korrik. Jam pak i zhgënjyer, se nuk na dha as dorën. Gjithsesi është zgjedhja e tij. /vipsport/