Vllaznia rikthehet serish tek humbja teksa eshte mundur 2-5 ne Laç. Nje 90 minutesh me oshilacione per kuqeblute te cilet shfaqen shume probleme, sidomos ne pjesen e pare.

Ne kete 45 minutesh, laçianet shenuan dy gola dhe mund te kishin shenuar edhe te tjere me rastet e krijuara.

Ne te dyten eshte Vllaznia qe e nis mire duke ngushtuar shifrat me ane te Zogajt dhe madje edhe mund te kishte barazuar me Junior. Por me pas eshte Laçi qe shenon te tretin.

Kapiteni Lika shenon nje supergol dhe duket se rihap ndeshjen por vetem per pak sekonda sepse Prenga shenon te katertin per Laçin dhe ne shtese do te shenonte edhe Rrapo te pestin dhe perfundimisht 5-2

Laci – Vllaznia 5-2

Golat: Marku 17′, Deliu 34′, Ignatoviç ’79, Prenga ’83/, Rrapo ’93 Zogaj 50′, Lika ’82

Laçi: Stazhila, Trokthi, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Rapo, Deliu, Teco, Marku, Xhixha, Greca. Trajner: Armando Cungu.

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Gurishta, Krymi, Kruja, Bardulla (Zogaj 46′), Sidorenco (Lika 46′), Shtubina, Zhunior. Trajner: Safet Osja

Gjyqtar: Klajdi Kola