Laçi ka mundur të fitojë në shtëpi me rezultatin 5-2 ndaj Vllaznisë. Gjatë ndeshjes djemtë e trajnerit Cungu treguan oshilacione dhe në intervistën pas ndeshjes në “Super Sport”, tekniku shkodran tregon pakënaqësitë e tij edhe pse arriti një triumf të rëndësishëm.

NDESHJA- “Nuk duhet harruar që katër lojtarë nuk i kishim sot. Edhe me Teutën kishim dy mungesa. Nuk është pak të mos kesh 4 titullarë të rëndësishëm. Nuk ishim të qartë në lojë.

Ndoshta kishte vetëkënaqësi, ose meritë e kundërshtarit, që ka cilësi. Duhet të ishim më konkret dhe të mbanim topin. Hymë në trysni dhe luajtëm me topa të gjatë. Kishim djem të rinj në fushë, që duan kohë të piqen e të jenë në nivel më të mirë”.

PËRQËNDRIM I MUNGUAR- “Konstatimi është i drejtë. Kemi djem të rinj, por duan kohë. Në kampionatin tonë duhen lojtarë që marrin përgjegjësi në këto momente. Sot pësuam gola, pasi gabuam në disa pasime. Çdo pasim në gjysmëfushën tënde mund të rezultojë fatal. Veç mungesave, bëmë edhe spostime të lojtarëve në pozicione jo natyrale”.

NUABUEZE- “Shpresojmë të jetë gati në ndeshjet e fundit. I duhet edhe një javë terapi. Shpresoj të jetë prezent sadopak, qoftë edhe një apo dy ndeshje. Uroj ta kem më tepër në dispozicion.” /vipsport/