Teuta u mposht në fund nga Bylis 1-0, duke bërë që durrsakët të dalin pa pikë nga Ballshi. Trajneri Edi Martini ka folur për Gol Pas Goli, duke mos justifikuar humbjen por duke parë përpara.

Largoheni me kokën pas? Një ndeshje që nuk duhej humbur, për përpjekjen dhe moralin e skuadrës. Nuk e meritonim, ekipi i Bylis nuk na rrezikoi. Një gabim dhe u ndëshkuam.

Ndikuan mungesat e Aleksit dhe Cyrbjes ? Humbëm shumë energji me Kallakun. Ndikuan mungesat. Luajtëm mirë dhe mendoj se e kontrolluam lojën.

Vuani në sulm? E vërtetë që kemi mungesë golash dhe jo përqëndrim. U munduam të reagojmë me zëvendësime që nuk dolën si duhet.

Teuta mungesë fantazie? E vërtetë, kemi vertikalizuar me Kallakun pas shpine apo vertikalisht. Fizionomia e lojës është, ajo që vret është se në këto kushte është dhe largimi i Kulibali.

Këta lojtarë kemi, me këta do luftojmë. Ditët e ndeshjeve janë shumë afër. Nuk kemi cfarë të justifikojmë dhe do vazhdojmë përpara./newsport/