Në Rumani kanë luajtur vitet e fundit shumë lojtarë të Superiores. Te Botoshani janë duke spikatur Enriko Papa e Realdo Fili, ndërsa Simon Rrumbullaku që spikati në linjën e majtë me Kukësin pak vite më parë, luan me UTA Arad.
Ndërkohë që në Rumani luan edhe Armando Vajushi. Por, duket se UTA Arad, e cila militon në elitën e futbollit rumun dhe e mbylli kampionatin në Rumani në vendin e 8-të synon një tjetër lojtarë të spikatur në elitën tonë.
Drejtuesit tashmë duan të krijojnë një skuadër kompetitive për sezonin tjetër, për këtë arsye kanë nisur negociatat me Bathën, me të cilin në rast se arrihet marrëveshja, pritet të firmosë shumë shpejt. Kujtojmë se te klubi rumun, luan edhe ish-mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullaku.
Batha ka edhe oferta nga skuadra të elitës, ndaj edhe e ardhmja e tij duket një “rebus”…. Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete e ardhmja e ketij lojtari.