Koronavirusi është duke iu shkaktuar një dëm të madh fizik futbollistëve, të cilët pavarësisht se përpiqen të ndjekin në mënyrë strikte nga shtëpia programet atletiko, sërish nuk mund të jenë në më të mirën e tyre.

Shumë klube janë duke menduar për mënyra si t’i bëjnë futbollistët të ruajnë disi anën fizike, teksa një shembull vjen nga Bajern Mynih që ka vendosur të bëjë stërvitje me katër grupe futbollistësh në kohë të ndryshme, për të respektuar rregullat e mosgrumbullimit dhe distancës fizike. Ndërkohë, një tjetër formë ka menduar klubi i La Liga, Real Sociedad.

Baskët kanë njoftuar se nga e marta, lojtarët e ekipit të parë mund të zgjedhin nëse duan të vazhdojnë stërvitjen individuale nga stadiumi dhe jo nga shtëpia.

Në çdo situatë që futbollistët do ta zhvillojnë stërvitjen në fushë, do të shmangen grupimet dhe do të respektohen të gjithë rregullat. Kjo shihet si një zgjidhje e klubit për t’iu dhënë më shumë mundësi për të punuar lojtarëve. /VipSport.al/