Superliga shqiptare e futbollit ka më pak se dy muaj që mbylli një sezon të stërgjatur, ndërsa gjatë periudhës së “pushimeve” Bylis ia ka dalë që të zhvillojë 16 teste miqësore.
Shtyrja e sezonit të rid he katër kërkesat që Liga Profesioniste I ka bërë Qeverisë, ka hapur dritën jeshile që mallkastriotët të luajnë plot 16 teste miqësore.
Të besuarit e Dovedan janë thuajse gati për sezonin e ri, teksa janë përballur veç të tjerash edhe me emra të njohur të futbollit shqiptar, përmendim këtu Vllanzinë, Kukësin (50 minuta), Luftëtarin apo edhe 2 herë me Apoloninë.
Miqësore janë zhvilluar edhe me Lushnjën, Burrelin, Shënkollin, Albpetrolin, Turbinën apo Orikun. Në më pak se dy muaj, Bylis ia ka dalë që të luaj 16 ndeshje miqësore, duke vendosur rekord në këtë aspekt./newsport/